FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-presidenti i Dinamos dënohet me 6 vite e gjysmë burg, por arratiset

Ish-presidenti i Dinamos së Zagrebit në Kroaci, Zdravko Mamiç, vëllai i tij Zoran Mamiç, ish-drejtori sportiv Damir Vrbanoviç dhe zyrtari i autoritetit fiskal të vendit ballkanik, Milan Pernar janë shpallur fajtorë gjatë kësaj të mërkure për vjedhjen e rreth 116 mln kunave nga klubi.

Mamiç personalisht është dënuar me 6 vite e gjysmë burgim. Sipas vendimit të lexuar nga kreu i Këshillit Gjyqësor, Darko Kruslin, Mamiç është shpallur fajtor për të gjitha akuzat e ngritura mbi të. Milan Pernar dhe Zoran Mamiç u shpallën të pafajshëm për një nga akuzat, por rezultuan fajtorë për rolin e uljes së detyrimeve fiskale të Mamiçit, apo për marrje e dhënie ryshfeti.

Për këto akuza, Pernar është dënuar me 4 vite e dy muaj; Zoran për 4 vite e 11 muaj, ndërsa Vrbanoviç me 3 vite burgim. Asnjë prej të pandehurve nuk ishin të pranishëm në gjykatë kur u dha vendimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, ajo që bën çudi është se Zdravko Mamiç njoftoi ditën e djeshme, një ditë para marrjes së vendimit, se ndodhej në Medjugorje të Bosnje-Hercegovinës, edhe pse deklaroi se nuk po iu shmangej autoriteteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?