FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-ylli i Manchester United tallet keq me Neymar për flokët

Me paraqitjen e tij të parë në këtë Botëror me Brazilin, Neymar ka marrë me vete dhe një sërë kritikash. Më delikat sesa duhet dhe me mendjen te modeli i flokëve, këto kanë qenë vetëm disa nga etiketimet.

Pas mediave braziliane që e kanë quajtur “një katastrofë të vërtetë”, futbollisti i PSG-së është vënë në lojë nga ish-ylli i Manchester United, Eric Cantona.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Cantona është munduar të imitojë modelin e flokëve të brazilianit, duke vënë mbi kokë makarona të ziera pak dhe ka shkruar “modeli i flokëve të Neymar, spagheti al dente”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cantona mbante gjithashtu edhe një foto të brazilianit me modelin e ri të flokëve. Postimi i Cantona është pëlqyer nga 100 mijë njerëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?