ISIS kërcënon Kupën e Botës, në shënjestër vihet Messi
ISIS vijon të kërcënojë Kupën e Botës për sulme të mundshme që pretendohet të zhvillohen në Rusi. Këtë herë, në qendër të sulmit të ISIS është vënë ylli i Argjentinës, Lionel Messi.
Në një poster të publikuar së fundmi nga ISIS, Messi duket i gjunjëzuar, i veshur me një kostum portokalli, përballë një xhihadisti, në mes të fushës së blertë, në një stadium në Rusi.
Përpara tij vihet re një xhihadist me mjekër, i cili qëndron i vendosur dhe me një bombë në dorë. Një tjetër pankartë tregon një xhihadist që vëzhgon hartën e botës, në të cilën shkruhet “Targeti i ujqve”.

KOHA JONË SONDAZH

