Iu rikthye dëmtimi, Lukaku udhëton në Belgjikë për t’u ekzaminuar

Romelu Lukaku është rikthyer në Belgjikë për t’u kuruar nga dëmtimi. Rikthimi i shqetësimeve pas ndeshjes kundër Sampdorias, ka alarmuar sulmuesin e Interit në këndvështrimin e Botërorit, kështu që pasi ka marrë lejen nga klubi zikaltër, ka preferuar të drejtohet te mjekët e kombëtares belge.

Të tjera ekzaminime do të kryhen në ditët në vazhdim. Të parat do të realizohen në Belgjikë, ku do të bëjë edhe të tjera terapi, ndërsa mbetet për t’u parë nëse më pas do të kthehet në Milano për certifikime të mëtejshme mjekësore.

Me shumë mundësi Lukaku do të rikthehet të luajë me fanellën e Interit pas pauzës së Botërorit në Katar. Sulmuesi është në dyshim të madh për të udhëtuar në Doha

Swiss Digital Desktop Reklama

Te Interi nuk shpresojnë ta kenë para Botërorit thjesht duan që Romelu të kurohet si duhet, të shkojë në Katar në gjendje të mirë, dhe mbi të gjitha të mos rrezikojë një tjetër rikthim të dëmtimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?