FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja si e festoi Ilda Bejleri fitoren e Zvicrës

Moderatorja Ilda Bejleri duket se e ka ndjekur ndeshjen Zvicër-Serbi dhe si të gjithë është ndjerë shumë krenare.

Ajo ka bërë një postim në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shfaqet duke bërë shqiponjën me duar.

Kjo ka ardhur pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zvicra ka marrë një fitore me vlerë përballë Serbisë, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin botëror, “Rusi 2018”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zvicerianët kanë marrë një fitore drithëruese në fund të ndeshjes falë golave të dy shqiptarëve nga Kosova.

Takimi përfundoi me rezultatin 2-1 për Zvicrën.

Fillimisht ka qenë Serbia që ka kaluar e para në avantazh shumë shpejt me anë të Mitrovic në minutën e 5’.

Golat për Zvicrën u shënuan nga Granit Xhaka në minutën e 52’ dhe Xherdan Shaqiri në të 90’.

Pas kësaj fitoreje Zvicra ka 4 pikë po aq sa Brazili i cili fitoi ditën e sotme përballë Kosta Rikës me rezultatin 2-0.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?