FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Japonia surprizon Kolumbinë, fitore historike në sfidën e parë (VIDEO)

Japonia e ka nisur me një fitore të madhe ndaj Kolumbisë në shifrat 2-1. Sfida e zhvilluar në “Mordovia Arena” të Saranskut, nisi në malore për kolumbianët, që e panë veten me një futbollistë më pak në fushën e lojës që në minutën e 3-të, pas një prekje të topit me dorë të Sanches.

Reagimi është mjaft i mirë, teksa në minutën e 39-të, Quintero ekzekuton në një mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi. Talenti i njohur e dërgon topin poshtë këmbëve të murit, teksa për të akorduar golin gjyqtari Skomina u ndihmua edhe nga “Goal-line technology”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën japonezët janë dominues në fushën e lojës, duke krijuar mundësi të shumta. Në minutën e 73-të, Osako shënon golin e avantazhit me një goditje me kokë brenda zonës. James Rodriguez nuk tregoi asgjë te Kolumbia, duke treguar se është larg formës së tij më të mirë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama



SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?