Jo vetëm Kulibalin dhe Higuain, Sarri do me ngulm edhe Hysajn tek Çelsi

Mauricio Sarri do të jetë trajneri i Çelsit, ku do të zëvendësojë Antonio Konten, me synimin për të luftuar për titull dhe për t’u rikthyer në edicionin e ardhshëm të Champions League. Londinezët i kanë premtuar një merkato spektakolare Sarrit, ku në krye të listës qëndrojnë Koulibali dhe Elseid Hysaj. Të dy mbrojtit janë të preferuarit e Sarrit dhe mund të transferohen në Londër për shumën e 120 milionë eurove, aq sa është edhe klauzola e tyre (50 për Hysajn dhe 70 për Kulibali).

Abramoviç është gati t’i sjellë trajnerit të ri edhe një sulmues me peshë, i aftë të shënojë më tepër se 20 gola në sezon. Higuain dhe Ikardi janë emrat që Sarri ka kërkuar, ndërsa argjentinasi i Juves duket më i mundshëm, sa i përket kostos së transferimit. Çelsi është gati të ofrojë Moratën dhe 20 milionë euro, për të marrë Higuainin në Londër, tratativë që mund të pranohet nga kampionët e Italisë. Ndërkohë klauzola e Ikardit është 110 milionë euro, dhe mund të arrihet transferimi me 50 milionë euro plus Moratën.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?