Joao Felix mendon largimin nga Atletico, PSG gati të përfitojë

Joao Felix po mendon largimin nga Atletico Madrid pasi nuk po luan në vazhdimësi. 23-vjeçari nuk po llogaritet shumë nga trajneri Diego Simeone në këtë sezon i cili po kalon më shumë kohë në fushë sesa në fushën e lojës.

E ardhmja e Felix tek “Los Colchoneros” nuk është edhe aq e sigurt pasi këta të fundit blenë përfundimisht kartonin e Antonie Griezmann.

Sipas “Le Parisien”, PSG është gati të përfitojë nga situata e portugezit dhe janë gati ta transferojnë që në janar. Joao Felix është i njohur me drejtorin sportiv të francezëve Luis Campos, kjo lidhje e cila mund të lehtësojë këtë marrëveshje me lojtarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nuk është hera e parë që klubi francez interesohet për Felix. Në merkaton e verës, agjenti Jorge Mendes ia ofroi lojtarin parisienëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?