FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Junajtid godet sërish në merkato, prezanton talentin e ardhur nga Porto (VIDEO)

Mançester Junajtid ka zyrtarizuar blerjen e Diogo Dalot nga Porto. Lojtari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me një opsion për një tjetër vit. 19-vjeçari ka dalë nga akademia e Portos. Ai ka debutuar në Primera Liga të Portugalisë në fillim të këtij viti.

Dalot ka thënë dhe fjalët e para pas transferimit: “T’i bashkohem Mançester Junajtid është një mundësi e pabesueshme për mua. Unë jam rritur në akademinë e Porto-s dhe i jam mirënjohës për gjithçka që ka bërë për mua.

Por mundësia për të luajtur në një klub kaq të madh nuk mund të refuzohet. Po pres me padurim të stërvitem nën urdhrat e Zhoze Murinjos dhe të mësoj gjithçka që mundem nga një trajner si ai”, ka thënë futbollisti i talentuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?