Juve nis kërkimin për pasuesin e Alegrit, nga Inzagi te Simeone!
Lamtumira nga Juventusi, e Masimiliano Alegrit duket gjithmonë e më e mundshme sipas mediave italiane. Strategu livornez po mendon për një aventurë të re në Angli, edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2020 me bardhezinjtë.
Drejtuesit bardhezi kanë hartua një listë me trajnerët e mundshëm që mund të marrin drejtimin e ekipit torinez. Para të gjithëve janë Simeone Inzagi dhe Diego Pablo Simeone. Strategu i Laccios ka një profil të një trajneri të ri, ashtu si Konte në vitin 2017, por i mungon eksperienca ndërkombëtare. Një gjë të tillë e ka strategu i “Los Colchoneros”, i cili ka drejtuar Atletikon në 7 sezonet e fundit duke bërë mjaft mirë në eventet ndërkombëtare, por dhe do të rigjejë mikun e tij, Dibalën.
Emri më i ri, i cili është shfaqur ditën e djeshme është ai i Karlo Ançelotit, por a ka realisht dëshirë që ai të rikthehet në krye të bardhezinjve? Kjo mbetet për t’u zbuluar në ditët në vijim. Juventus po mendon edhe për rikthime të bujshme, siç mund të ishin ato të Zidane dhe Deshamp. I pari është shprehur se “kurrë nuk i dihet”, ndërkohë që për trajnerin e Francës mund të jetë më e thjeshtë për ta bindur. Nuk përjashtohet as pista që të çon te Paulo Sosa, teksa ky i fundit për momentin drejton ekipin Tianjin Quanjian në Kinë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

