Juventus befason Barcelonën, i rrëmben Buskets
Juventus tenton një tjetër goditje “alla Poul Pogba” me bardhezinjtë, pasi së fundmi synojnë që të afrojnë talentin Oriol Buskets. Ky i fundit që luan si mesfushor me të rinjtë e Barcelonës është në ditët e fundit të kontratës me katalanasit çka ka shtyrë bardhezinjtë të insistojnë fortë për të nënshkruar me parametër zero me talentin spanjoll.
Buskets ka kaluar një dëmtim të rëndë në gju në muajin shkurt dhe nuk ka marrë asnjë sinjal për rinovimin dhe tani duket se ka vendosur të largohet nga Barcelona me destinacion kampionët e Italisë.
19 vjeç njihet si një nga të rinjtë më të talentuar të “La Masia”. Ashtu si Serxhio, ai gjithashtu është një mesfushor me tipare mbrojtëse dhe u shfaq këtë sezon 22 ndeshje në La Liga 2 për Barcelona B, duke ndihmuar me një asist.

KOHA JONË SONDAZH

