FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus befason Interin, gati t’i rrëmbejë mbrojtësin më në formë

Juventus po mendon për të përforcuar mbrojtjen për sezonin e ardhshëm. Largimi i Lishtajner dhe Asamoah, e bëjnë të detyrueshme afrimin e dy mbrojtësve anësorë.

I pari është Spinacola, por ai do të mungojë për pjesën më të mirë të fazës së parë, ndërkohë që një dëshirë e hershme është Kanselo. Portugezi i huazuar tek Interi në sezonin që sapo u mbyll bëri një paraqitje shumë të mirë në fazën e dytë.

Zikaltrit e kanë të pamundur blerjen e tij për shifrën e 35 milionë eurove, ndërkohë që në orët e fundit duket se bardhezinjtë kanë shtuar presionin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshira e lojtarit është që të rrijë në Serie A. Kështu që klubet italiane janë të favorizuara. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?