Juventus fiton me një super gol të Fagiolit ndaj Lecces (VIDEO)

Juventus merr një fitore të rëndësishme në kampionat, edhe pse me shumë mungesa në formacion. Pa 10 futbollistë të rëndësishëm, Allegri mori një triumf minimal 1-0 në transfertën ndaj Lecces.

45 minutat e para do të mbylleshin pa gola, edhe pse në fakt skuadra torineze do të ishte më dominuese. Në minutën e 73-të, Nicolo Fagioli tenton në hyrje të zonës me një goditje shumë të bukur që shkon në trekëndësh dhe më pas në rrjetë. Një ekzekutim i ngjashëm me golat e Del Pieros, i cili njihej për këtë stil ekzekutimi.

Në minutat e mbetura Juventus menaxhoi rezultatin, ndërkohë që Hjulmand do të ndalej vetëm nga shtylla duke mos arritur që t’i japë një pikë skuadrës vendase. Juventus ngjitet momentalisht në vendin e pestë me 22 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?