Juventus fitore me “poker” ndaj Beneventos, Dibala u shpëton nderin me tripletë (VIDEO)

Juventus merr një fitore të rëndësishme ndaj Beneventos në shtëpi, por vuan jo pak. Bardhezinjtë triumfuan në shifrat 4-2 ndaj vendit të fundit në renditje, në një duel që dhuroi shumë emocione.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e 16-të me një super gol, por u befasuan pas 8 minutash nga një gol i Diabate. Në fundin e pjesës së parë vendasit shkaktojnë një penallti që kthehet në gol nga Dibala.

Gjithsesi Benevento nuk dorëzohet dhe në fillimin e pjesës së dytë shënon sërish me Diabate golin e barazimit. Masimiliano Alegri vendos të bëjë disa ndryshime duke hedhur në fushë Dugllas Kostën dhe Gonzalo Higuain. Ky i fundit, fitoi një penallti në minutën e 74-t, që u kthye sërish në gol nga Dibala. Ky ishte goli i tretë për argjentinasin në këtë ndeshje, dhe i 21-ti në Seria A për këtë sezon. Disa minuta më pas Dugllas Kosta vulos ndeshjen me një super gol nga distanca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventus shkëputet me 7 pikë nga Napoli, në pritje të ndeshjes së këtyre të fundit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?