Juventus i fiksuar pas Ikardit, ofron 50 mln euro dhe Higuain

Ideja e Kampionëve të Italisë është gjithmonë e njëjtë: të blejë lojtarin më të mirë të rivalëve dhe ta marrë në ekipin e tyre. Ka ndodhur tashmë me Higuain dhe Pjaniç (të transferuar nga Napoli dhe Roma) dhe tani mund të përsëritet me Ikardin dhe Inter. Duke marrë në konsideratë rivalitetin mes Juventusit dhe zikaltërve, mund të jetë një lëvizje e bujshme në Seria A.

Drejtori i përgjithshëm i kampionëve të Italisë Bepe Marota ka vendosur në shënjestër kapitenin e zikaltërve Mauro Ikardi. Golashënuesi më i mirë  i Seria A në sezonin e fundit (çmim që Icardi e ndau me Imobilen), pëlqehet shumë nga drejtuesit e Juventusit të cilët po shqyrtojnë mundësinë për të blerë kartonin e Mauritos nga Interi. Ikardi ende nuk ka rinovuar kontratën e tij me klubin milanez dhe duke marrë në konsideratë edhe deklaratat e fundit të trajnerit Spaleti, shanset që argjentinasi të largohet nga Interi në këtë merkato janë të mëdha.

Nga 1 korriku deri në datën 20 të këtij muaji për Ikardin hyn në fuqi klauzola e largimit prej 110 milionë eurosh e cila gjithsesi vlen vetëm për klubet jashtë Italisë. Drejtuesit e Juves i kanë kërkuar një studioje ligjore të analizojë klauzolën e sulmuesit argjentinas me Interin ndërkohë që sipas “Corriere della Serras”, zikaltrit janë të gatshëm të dëgjojnë ofertën e klubit bardhezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventusi nuk është i gatshëm t’i ofrojë gjithsesi pasi kërkon të përfshijë në marrëveshje kartonin e Gonzalo Higuain. Juventusi mendon për të tashmen por edhe për të ardhmen dhe  për çështje moshe bardhezinjtë janë gati ta largojnë El Pipitan, i cili në dhjetor mbush 31 vjeç dhe t’i hapin dyert kapitenit të Interit i cili është 5 vite më i ri se bashkëkombësi i tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

50 milionë euro plus kartonin e Higuain mund të jetë oferta e Juves për zikaltrit, pasi bardhezinjtë e vlerësojnë 60 milionë euro kartonin e Higuain të cilin e blenë nga Napoli 2 vite më parë për diçka më shumë se 90 milionë euro.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?