Juventus-Inter/ Luhet sonte gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë, premtohet spektakël
Juventus-Inter, i cilësuar si Derbi i Italisë, është një nga duelet më interesante që ka prodhuar futbolli italian në historinë e saj. Urrejtja e madhe që kanë këta dy klube, por dhe rivalitetet i madh ndër vite e bëjnë si një ndër më të bukurit për t’u shijuar sa herë që luhet. Mbrëmjen e sotme do të luhet akti i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë në “Allianz Stadium”, e ku spektakli është i garantuar.
Bardhezinjtë janë më të motivuar se kurrë dhe gëzojnë një formë shumë të mirë teksa në 9 ndeshjet e fundit kanë regjistruar 8 fitore dhe vetëm një humbje, janë 5 sukseset radhazi ndërkohë që në dy të fundit, mundën pikërisht Interin në kampionat me golin e firmosur nga Kostic.
Simone Inzaghi prezantohet në “Allianz Stadium” në mënyrën më të keqe të mundshme, Interi vjen në këtë sfidë pas 3 disfatave radhazi në kampionat, teksa ka shijuar vetëm një herë suksesin në 5 ndeshjet e fundit, në fitoren 2-0 ndaj Lecces.
Për sa u përket formacioneve të mundshme, në shtëpinë e Juves Allegri, pas “turnoverit” në kampionat, duket se do t’u besojë më të mirëve në sulm, Vlahovicit dhe Di Marias, edhe pse mbetet i mundshëm dhe opsioni Kean në modulin 3-5-2, ku në të djathtë Cuadrado është në avantazh ndaj De Sciglios, teksa në portë mund të jetë Perin.
Inzaghi për transfertën e Torinos do të jetë sërish pa turkun Calhanoglu e Skriniar, moduli i nisjes do të jetë tradicionali 3-5-2, me Lautaron që do të rikthehet nga minuta e parë, ndërkohë që në krah të tij ka më shumë shanse të jetë Dzeko dhe jo Lukaku.
KOHA JONË SONDAZH

