Juventus “Mbret” në Europë për arkëtime, ka fituar edhe më shumë se Reali

Juventus është dominues në Itali në vitet e fundit, pasi ka fituar 7 kampionate radhazi. Bardhezinjtë ndërkohë po shkëlqejnë edhe në Europë, pasi në nivel arkëtimesh vazhdojnë të jenë “Mbretër” pavarësisht dy finaleve të humbura në pesë vitet e fundit.

“Zonja e Vjetër” ka arkëtuar 462 milionë euro në pesë vitet e fundit. Edhe Reali i Madridit që ka dominuar skenën europiane ka fituar më pak se torinezët (60 milionë më pak). Podiumi mbyllet nga PSG-ja me 342 milionë euro në të njëjtin afat kohor.

Seria A përfaqësohet edhe nga Roma, Napoli dhe Milani. Dy të fundit mbyllin listën me respektivisht 143.8 dhe 89 milionë euro të arkëtuara, ndërsa verdhekuqtë në vend të dhjetë me diçka më shumë se dyqind milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani është gjithashtu i vetmi ekip në këtë listë prej 15 klubesh që në nivel fitimesh ka zbritur poshtë 100 milionë eurove, shkak edhe mungesa në Ligën e Kampioneve prej pesë sezonesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?