Juventus merr fitoren e pestë radhazi në Seria A, mund me vuajtje Veronën (VIDEO)

Juventus vijon ecurinë e rezultateve pozitive, duke marrë fitoren e pestë radhazi në kampionat. Skuadra e Allegrit mori një sukses të vështirë, 1-0 në transfertën ndaj Veronës.

Pas një pjese të parë të balancuar dhe me pak raste në të dytën do të vinte dhe goli i vetëm. Në minutën e 60-të Moise Kean do të realizonte me një veprim të mirë brenda zonës dhe më pas do të ndihmohej dhe nga një devijim i një mbrojtësi.

Verona shtoi shumë presionin për të gjetur golin e barazimit, por fati ishte me ekipin torinez. Në kohën shtesë Alex Sandro u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli në hyrje të zonës. Me këtë fitore Juventus ngjitet në vendin e tretë me 28 pikë, 10 më pak se Napoli dhe vetëm dy më pak se Milani. /R.Lika-Koha Jonë/  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?