Juventus revolucion në verë pas disfatës me Realin, ja kush ikën dhe vjen

Ndryshime për të vijuar fitoret në kampionat, dhe për të qenë triumfues edhe në Champions League. Nëse në fushë Juventus po shkon drejt titullit të 7 radhazi, në tavolinën e merkatos së Marotës dhe Paratiçit, po punohet për të ndërtuar të ardhmen. Me ose pa Maks Alegrin, në Torin po punohet për një projekt që do të sjellë shumë ndryshime lojtarësh.

Bufon me 99 për qind të shanseve do të largohet në fund të këtij sezoni, duke kaluar Sheznin titullar. Zëvendësi i tij do të jetë Marketi, i cili do të vijë me parametra zero nga Lacio. Në mbrojtje Lishtajner dhe Asamoah do të largohen me siguri, Barzajli nuk garanton cilësi, ndërkohë që Kielini, Benatia dhe De Shilio janë sigurt. Do të mbërrijnë Kaldara dhe Spinacola, të cilët do të vijnë nga huazimi nga Atalanta, ndërkohë që mbetet për t’u parë edhe e ardhmja e Aleks Sandros. Pëlqehen Sokratis i Dortmundit dhe Gimenez i Atletikos.

Në mesfushë emerat më të nxehtë janë Emre Çan dhe Kristante. Nëse nuk do të ketë largime të rëndësishme si Markozio, do të punohet edhe për një goditje të madhe alla Pjaniç apo Higuain. Emri i fundit që i është bashkuar listës është Grizman i Atletikos. Juventus do të provojë që ta rrëmbejë me klauzolën 100 milionë euro që ka francezi, edhe pse do të ketë një rivalitet të ashpër me Barcelonën. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?