Juventusi konfirmon presidentin e ri të klubit, nuk do të jetë Del Piero

Gianluca Ferrero do të zgjidhet president i Juventusit. Lajmi është konfirmuar nga kompania Exor, që ka në pronësi skuadrën e Juventusit.

“Duke iu referuar vendimeve të marra dje nga Bordi Drejtues i Juventusit dhe në funksion të mbledhjes së aksionarëve të thirrur për 18 janar 2023, Exor njofton se do të emërojë Gianluca Ferrero President i Juventusit.

Ferrero zotëron përvojë solide dhe aftësitë e nevojshme teknike, si dhe një pasion të vërtetë për klubin e Juventusit, të cilat e bëjnë atë personin më të përshtatshëm për të plotësuar pozicionin. Exor do të komunikojë listën e plotë të kandidatëve për rinovimin e bordit drejtues brenda afateve të ligjit, pra 25 ditë para mbledhjes së datës 18 janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventus have a new president: Who is Gianluca Ferrero? - | Juvefc.com

Swiss Digital Mobile Reklama

Kush është Gianluca Ferrero?

Ferrero, i lindur në Torino më 1963, i diplomuar në Ekonomi dhe Tregti më 1988, është kryetar i bordit të audituesve ligjorë të Fincantieri, Luigi Lavazza, Biotronik Italia, Praxi Intellectual Property, P. Fiduciaria, Emilio Lavazza Editori, Gediiale dhe Lifenet. Ai mban pozicionin e auditorit ligjor në “Fenera Holding”. Po kështu është nënkryetar i bordit të drejtorëve të “Banca del Piemonte” dhe anëtar i bordit të drejtorëve të Italia Independent Group, Lol srl dhe Pygar srl.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?