Juventusi në garë për Renan Lodin, italianët duan që të rifreskojnë mbrojtjen
Renan Lodi vijon të mos e bindë Cholo Simeonen dhe drejtuesit e Atletico Madridit do të tentojnë të përforcohen me largimin e brazilianit në merkaton e verës.
Mbrojtësi pretendohet nga Juventusi për arsye se Masssimiliano Allegri ka mbetur i pakënaqur me performancën e Alex Sandros, i cili mund të largohet nga ”Allianz Stadium” në 30 qershor, datë kur do ta finalizojë kontratën me bardhezinjtë.
Pas tetë sezonesh, italianët pretendojnë të rifreskojnë krahun e majtë të mbrojtjes me 24 vjeçarin. Tashmë kanë filluar të qarkullojnë disa emra në kampin kryeqytetas duke filluar nga Raphael Guerreiro, Alejandro Grimaldo ose ndoshta mund të preferohet rikthimi i Manu Sanchezit në shtëpi pas dy sezonesh i huazuar tek Osasuna.
KOHA JONË SONDAZH

