Kafu zgjedh 11-shen ideale të Brazilit, s’ka vend për Nejmar dhe Ronaldinjon

Ish-kapiteni i Brazili, Kafu, ka përzgjedhur 11-shen më të mirë të të gjitha kohërave në Kombëtaren e tij. Ish-kampioni i botës, i cili ka luajtur 142 ndeshje për “seleçaon” nga viti 1990 deri në vitin 2006, ka lënë jashtë formacionit më të mirë në mënyrë surprizuese yllin e PSG-së, Nejmar si dhe yllin e Barcelonës, Ronaldinjo.

Ai ka zgjedhur legjendën Tafarel në portë edhe pse ai nuk ishte titullari kur Kafu me shokë fituan Botërorin në vitin 2002. Në krahun e djathtë ka preferuar Karlos Alberton dhe në qendër Lusion me Aldairin, ndërsa në të majtë Roberto Karlos duket se ka fituar duelin me Marselon.

Në mesfushë Kafu ka zgjedhur Falkaon dhe Rivelinon dhe Zikon. Sulmi është atomik dhe në të nuk mund të mungonin Ronaldo, Pele dhe Rivaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?