Kanada, përplaset autobusi me kamionin, vdes gjysma e skuadrës

Policia në Kanada ka konfirmuar se 14 persona janë vrarë kur një kamion dhe një autobus i cili transportonte skuadrën e të rinjve të Hockey në akull u përplasën të premten në mbrëmje.

Skuadra e “The Humboldt Broncos” po udhëtonin në autostradën 35, në veri të Tisdale, provincë e Saskatcheëan.

Policia tha se 28 persona ishin në autobus, 14 prej kanë mbetur të vdekur, përfshi këtu dhe shoferin.

Swiss Digital Desktop Reklama

14 të tjerë ndodhen në spital, dhe tre prej tyre në gjëndje kritike për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një postim në Twitter, kryeministri kanadez Justin Trudeau shkruan: Nuk mund ta imagjinon cfarë po përjetojnë prindërit e tyre”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?