Kane pas dopietës: Nuk na linin të lëviznim, por goli im vendosi drejtësinë
Anglia mori një sukses shumë të rëndësishëm ndaj Tunizisë, duke fituar 2-1, me një gol të shënuar në sekondat e fundit. Harry Kane ishte lideri i “Tre Luanëve”, duke shënuar dy gola.
“Mund të na kishin dhënë dy penallti, edhe pse ajo që i dhanë atyre nuk ka qenë shumë bindëse. Na kanë mbajtur gjatë gjithë kohës në goditjet nga këndi, nuk na linin të lëviznim. Goli im në fund ka vënë drejtësinë në vend.
Kemi luajtur shumë mirë, veçanërisht në fillim, por mund të kishim shënuar më shumë. Të shënosh dy gola në Botëror është një ndjesi unike, akoma më shumë kur ndihmon ekipin të fitojë”, u shpreh Kane për mediat.
KOHA JONË SONDAZH

