Kane shpëton “nderin” e Anglisë, gol në frymën e fundit (VIDEO)
Harry Kane është shpëtimtari, padyshim një hero në Britani. Sulmuesi i Tottenham ka shënuar një gol në frymën e fundit, duke i dhënë 3 pikët e para skuadrës së tij. Anglia ka fituar në shifrat 2-1 në stadiumin “Volgograd Arena” , por tregoi edhe njëherë defektet që ka shfaqur gjithmonë.
Anglia e nisi mjaft mirë ndeshjen duke ushtruar presion që në minutat e para. “Tre luanët” gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 10-të me Harri Kane. Pas një krosimi nga goditja e këndit, Stones godet, por portieri Hassen bën një pritje shumë të bukur, teksa topi më pas shkon në këmbët e Kane, që e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë. Tunizia ndërkohë merr një tjetër goditje pasi portieri i tyre titullar, i cili po shkëlqente në minutat e para Hassen pëson një dëmtim në dorën e majtë, duke e detyruar që të braktisë fushën e lojës pas 16 minutash për t’i lënë vendin Ben Mustapha. Gjithsesi Maaloul tregon një shpirt të admirueshëm gare, teksa filluan që të shfaqet në disa raste rrezikshëm në portën e anglezëve.
Në minutën e 35-të, Walker do të shkaktonte një faull në zonën e anglezëve, duke detyruar aritrin kolumbian Roldan për të vërshëllyer 11-metërsh. Nga pika e bardhë shkoi Sassi, i cili realizoi një gol historik, ndërkohë që portieri Pickford u hodh në krahun e duhur, por pa mundur ta prekë topin. Anglia e kërkoi me ngulm golin në fundin e pjesës së parë, por shtylla dhe portieri i kundërshtarëve u bënë pengesë. Fraksioni i dytë ndërkohë sjellë një lojë shumë më të dobët dhe me më pak emocione. Anglia vuan shumë mungesën e hapësirave, teksa tunizianët janë të rreshtuar në mënyrë perfekte. Kane dhe Sterling nuk arrin që të shfaqet në nivelin e pjesës së parë, ndërkohë që Sauthegate hodhi në fushë edhe Rashford. Kur pritej se gjithçka kishte marrë fund, në skenë del sërish Harry Kane, i cili shënon me kokë një gol me kokë, duke i dhënë 3 pikë me shumë vlerë ekipit të tij.
KOHA JONË SONDAZH

