Kaos te Sportingu, pas sherrit në facebook presidenti përjashton 19 futbollistë

Humbja në Europa League 2-0 ndaj Atletikos, ka tronditur Sportingun e Lisbonës që Brenda disa ditësh ka pasur zhvillime befasuese. Më e keqja ka ardhur sot, kur presidenti i klubit Bruno de Karvaio, ka përjashtuar 19 futbollistë nga ekipi.  Ai ishte shumë i pakënaqur nga humbja 2-0 në Spanjë dhe në Facebook ka kritikuar të tijtë për atë paraqitje të dobët në Europa League. Disa titullarë janë përgjigjur, duke shprehur keqardhjen për mbështetjen e munguar të numrit një të klubit.

“Presidenti drejton gishtin për të fajësuar lojtarët, kur grupi duhet të jetë i bashkuar, pavarësisht situatës që po kalojmë. Të gjithë problemet zgjidhen brenda grupit”, shkruan portieri Rui Patricio në mesazhin e tij si kapiten i ekipit. Kaq ka mjaftuar dhe replika e lojtarëve e ka tërbuar presidentin e Sportingut.

Ai I ka përjashtuar të gjithë ata lojtarët që ishin pjesë e kësaj ankese. “Kam shumë fëmijë të llastuar, që nuk respektojnë asgjë dhe askënd. Këta fëmijë mendojnë se mund të shkojnë larg, por këtë herë durimi im është ezauruar për ata që mendojnë se janë më të rëndësishëm se klubi dhe nuk pranojnë kritikat”, – është shprehur kreu i klubit portugez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të përjashtuarit janë: Rui Patricio, William Carvalho, Coates, Coentrao, Gelson, Piccini, Ëendel, Rúben Ribeiro, Doumbia, Bruno César, Podence, Palhinha, Leao, Acuña, Battaglia, Bryan Ruiz, Bruno Fernandes, Montero dhe Ristovski.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pyetja shtrohet kush to të luajë ndaj Paços de Ferreira?

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?