FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kapelo reagon pas shkarkimit të Zidane: Do e kishin shkarkuar drejtuesit!

Zinedine Zidane njoftoi sot largimin nga Reali, duke mbyllur një aventurë të suksesshme me 9 trofe të fituar në dy sezone e gjysmë. Pas dorëheqjes së tij kanë qenë të shumta reagimet, teksa në një intervistë për “Sky”, trajneri i njohur italian Fabio Kapelo ka zbardhur të vërtetën në klubin e Realit të Madridit, duke u shprehur se nëse spanjollët nuk do e kishin fituar Championsin, atëherë Zidane do të shkarkohej në mënyrë të menjëhershme.

“Zidane ka bërë zgjedhjen më të mirë, duke e lënë Realin në këtë moment. Unë e di se nëse ai nuk do të fitonte Championsin, atëherë ai do të ishte shkarkuar, prandaj francezi bëri zgjedhjen e duhur”, ka thënë Kapelo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?