Kapiteni Hernderson mesazh Realit: Ne i kemi në gjak trofetë në evente të tilla!

Jordan Henderson ka dalë në konferencën për shtyp para finales së madhe të Championsit që do të luhet nesër në mbrëmje. Kapiteni i të kuqve, është shprehur se ekipi i tij e ka në “ADN” triumfet në Ligën e Kampionëve dhe është shumë optimist për një sukses të mundshëm.

“Është në ADN-në e Liverpulit që të fitojë trofe. Gjithçka mund të ndodhë, pasi Reali është një ekip fantastik, por nëse do të luajmë në nivelin tonë më të mirë, mund t’i mundim. Kemi mësuar nga humbja me Sevijan në Europa Legue dhe shpresoj që gjërat të shkojnë ndryshe.

13 vite pas triumfit në Stamboll? Nuk kemi nevojë për më shumë motivim. Na pret një ndeshje fantastike. Shumë lojtarë përfundojnë pa qenë në gjendje që të luajnë asnjë finale. Do të jetë ndeshja më e rëndësishme për të gjithë, dhe shpresoj që ta mbyllim me një triumf të mundshëm”, ka thënë Salah. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?