Kapiteni Lichsteiner mbron shqiptarët: Bënë mirë që festuan me shqiponjë!

Kapiteni i Zvicrës, Stefan Lichsteiner, u jep të drejtë Xhakës dhe Shaqirit për mënyrën e festimit të gola duke bërë me duar shqiponjën dykrenore. Në fakt, vetë Lichsteiner është fotografuar duke formuar simbolin e shqiptarëve.

“Kishim shumë presion, nuk ishte një ndeshje e lehtë. Ne kemi shumë shqiptarë, kështu që ka shumë histori mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ishte një lojë shumë e vështirë për ta, mentalisht.

Ishte e mirë, pse jo? Kjo është historia për ta. Lufta mes tyre ishte kaq e vështirë, unë fola me babanë e njërit prej lojtarëve tanë shqiptarë dhe ai më tregoi për këtë histori. Kjo është më shumë sesa futboll, sepse e kanë jetuar atë periudhë. Kjo luftë u dha atyre probleme të mëdha. Unë i kuptoj ato, mendoj se është normale, është pjesë e jetës së tyre. Ka pasur edhe provokime të mëdha para ndeshjes nga Serbia, kështu që mendoj se është normale”, u shpreh Lichsteiner për “Goal.com”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?