Kastrioti i shkakton një humbje të hidhur Laçit
Sporti E Diel, 2 Prill 2023 17:02
Kastrioti arrin të fitojë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Laçit me rezultatin 2-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Mihanën, por Gundo do të barazonte shufrat.
Në fundin e ndeshjes, Laçi arriti të shënonte, por goli do të anulohej. Vetëm pak minuta më pas, krutanët shënuan golin e fitores me Ajazin.
Kjo fitore i rrit shpresat e qëndrimit në Superiore Kastriotit pasi gjendet tashmë 7 pikë nga dalja prej zonës së ftohtë.
KOHA JONË SONDAZH

