Kastrioti shkatërron Bylisin në duelin që hap javën e 10-të në Superiore

Kastrioti merr një fitore të thellë 3-0 ndaj Bylisit në duelin që hapi javën e 10-të të Kategorisë Superiore. Vendasit dominuan dhe triumfuan ndaj ballshiotëve duke fituar tre vende në renditje

Goli i parë i këtij takimi u realizua nga Morbeck, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 36-të.

Selmani do të dyfishonte rezultatin për krutanët në minutën e 56-të, ndërkohë që ndeshjen e mbylli Morbeck me golin e dytë personal 9 minuta nga fundi i duelit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore, Kastrioti ngjitet në vend të 5-të me 13 pikë, ndërsa Bylisi bie në vend të 8-të me 11 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?