Kërcënuan Mesin, Argjentina anulon miqësoren ndaj Izraelit

Federata Argjentinase e Futbollit ka vendosur ta anulojë miqësoren me Izraelin, që ishte programuar për t’u zhvilluar të shtunën në Jeruzalem. Ky vendim lidhet me kërcënimet që kanë marrë Mesi me shokë në orët e fundit nga palestinezët, të cilët inskenuan madje një protestë gjatë stërvitjes së Argjentinës në Barcelonë, duke djegur dhe përdhosur fanellën me numër 10.

Kjo ndeshje ishte vendosur të luhej në lagjen e Jerusalemit, Malha, e cila ndodhet pikërisht në një zonë të një ish-fshati palestinez të shkatërruar gjatë luftës, pas të cilës u themelua Izraeli 70 vite më parë.

Tashmë trajneri Sampaoli duhet të vendosë nëse do t’i vijojë përgatitjet në Barcelonë, apo do të improvizojë një miqësore tjetër para nisjes për në Rusi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?