Klop e cilësoi si më të dobëtin te Reali, ja si i përgjigjet Marselo në konferencë

Marselo, kapiten i dytë i Real Madrid, foli me në konferencën para finalen e Champions League kundër Liverpulit, duke analizuar kundërshtarin. Klop e cilësoi si lojtarin më të dobët të madrilenëve, teksa mbrojtësi brazilian i ka kthyer edhe një përgjigje.

“Jemi dy skuadra sulmuesi dhe do të jetë një spektakël i vërtet futbolli. Në një ekip pas shumë vitesh gjërat ndryshojnë. Ajo që nuk ka ndryshuar është uria për të fituar, pasi jam në një klub ambicioz.

Fjalët e Klop? Unë nuk i kam dëgjuar nga goja e tij. Para një finale duan që të krijojnë momente të tilla, por unë jam i kënaqur me atë që bëj. Nuk kam asgjë për t’i provuar askujt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Salah? E di se çfarë duhet të bëj për të ndihmuar ekipin tim. Liverpuli është një ekip i madh dhe nuk duhet të mendojmë për dy apo tre lojtarë në veçanti. Duhet ta bëjmë në kolektiv”, ka thënë Marselo. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?