Klop: Reali fenomenal, por na mjafton një shans për të fituar

Liverpuli 11 vite pas herës së fundit që ka luajtur në një finale Champions, do të sfidojë Realin, që synon Championsin e tretë radhazi. Trajneri i “The Reds”, Jurgen Klop beson te triumfi i ekipit të tij, edhe pse e di shumë mirë vështirësinë që paraqet kundërshtari. Strategu gjerman u shfaq shumë optimist në konferencën për shtyp, me shpresën se këtë herë do të dalë triumfues nga finalja e Champiosit pas disfatës së hidhur që pësoi në 2013-ën, kur drejtonte Dortmundin.

“Reali i Madridit ka më shumë eksperiencë se Liverpuli, por në fushë kjo vlen pak. Ne do të luajmë futbollin tonë do të përdorim taktikat tona dhe deri sa të kemi qoftë edhe një shans mua më mjafton për të besuar. Reali i Madridit është një skuadër fenomenale por ne jemi gjithashtu me meritë në finale dhe do të bëjmë gjithçka për ta fituar. Të luash sfida të një niveli të tillë është shumë e vështirë, duhet shumë punë, sidomos nga ana mentale. Isha më shumë i emocionuar herën e kaluar në Uembli, edhe sepse ishte hera e parë në një event të tillë.

Do të luajmë një ndeshje të madhe, dhe pas ndeshjes jam i bindur se do të kem një tjetër mundësi për të falënderuar djemtë për atë që do të japin. Kanë dhënë shumë, dhe meritojnë që të jenë këtu. Tashmë është koha që të luajmë futboll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zidane? Është një nga 5 trajnerët më të fortë në botë, dhe mund të fitojë Championsin e tretë radhazi si askush më parë. Lëvizjet ekipit të tijë janë perfekte, luajnë një futboll të bukur, janë shumë të organizuar dhe me futbollist të klasit botëror. Kemi shanse për ta mundur, dhe mua më mjafton kaq”, ka thënë Klop. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?