FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kombëtarja e femrave merr pikën e parë në eliminatore, barazon me Poloninë

Kombëtarja e femrave ka barazuar në ndeshjen e radhës ndaj Polonisë 1-1, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Francë 2019”. Në takimin e zhvilluar sot, në orën 17:30 në stadiumin “Osrodek Sportu i Rekreacji” – Ëloclaëek, Poloni. Ekipi ynë i drejtuar nga Armir Grima ka arritur të barazojë dhe kështu të marrë pikën e parë në këto eliminatore.

Polaket kanë kaluar në minutën e 2-të të pjesës së parë në avantazh duke e mbyllur me këtë rezultat pjesën e parë të ndeshjes. Në pjesën e dyte ka qenë pikërisht Geldona Morina në minutën e 74-t ku falë një ekzekutimi perfekt nga goditja e dënimit të shënojë golin e barazimit për Shqipërinë. Ndeshja e radhës e përfaqësueses së femrave do të luhet në “Elbasan Arena”, Shqipëri-Bjellorusi me 10 prill.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Zani, Rrahmani (c), Bajraktari, Maliqi, Elezaj, Morina, Bajramaj (’73 Maksuti) Krasniqi, Doci, Gjini, Franja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Golat e shënuar: Daleszczyk ‘2/ Morina ’74

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?