FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kombëtarja nis përgatitjet në Zvicër në prag të dy miqësoreve (VIDEO)

Në prag të miqësores me Kosovën, Kombëtarja shqiptare është grumbulluar dhe ditën e sotme ka nisur përgatitjet në Zyrih nën drejtimin e trajnerit Kristian Panuçi! Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë edhe një video nga dita e parë e këtyre përgatitjeve.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Zvicër me Kosovën më 29 maj dhe me Ukrainën më 3 qershor. Për këto dy ndeshje, Panuçi ka vendosur të lërë jashtë Armando Sadikun, ndërsa ka ftuar për herë të parë Sindrit Gurin, që sapo ka nënshkruar me Ostenden në Belgjikë, dhe Egzon Binakun, mbrojtësin e Malmos.

Në Kombëtare janë rikthyer edhe sulmuesit Armando Vajushi dhe Rey Manaj, që nuk grumbulloheshin prej kohësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?