Konfirmohet dëmtimi i rëndë i Dybala-s, në rrezik pjesëmarrja në Kupën e Botës

Paulo Dybala pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Lecces. Fantazisti argjentinas i dhuroi fitoren verdhekuqve me penalltinë e ekzekutuar saktë, moment gjatë së cilit pësoi një tërheqje muskulore.

Sot ka dalë përgjigja e rezonancës së 28-vjeçarit argjentinas, i cili ka pësuar një tërheqje të muskulit të kofshës së majtë, dëmtim që do e mbajë jashtë fushave nga 4 deri në 6 javë.

Roma pritet ta ketë sërish në dispozicion në vitin 2023, teksa Dybala shpreson të rikuperohet në kohë për Kupën e Botës Katar 2022, që do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëndrimi jashtë rreth 6 javë do ndikonte që të humbiste pjesëmarrjen me Argjentinën e tij në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?