Konfirmohet dëmtimi i Rrahmanit, disa ndeshje jashtë fushave
Napoli duhet të bëjë pa Amir Rrahmanin në ndeshjet e ardhshme. Mbrojtësi i Kosovës, është dëmtuar në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Cremoneses dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të parë shkallën e dëmtimit në auktorin e kofshës së majtë.
Spalletti nuk do ta ketë të gatshëm mbrojtësin për ndeshjen e Championsit kundër Ajax, teksa do të ndjekë një plan rikuperimi. Kundër ekipit holandez do të luajë një mes Ostigard ose Juan Jesus.
Rrahmani këtë sezon ka qenë titullar fiks tek napolitanët duke qenë një ndër më të mirët dhe i pazëvendësueshëm. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

