FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koresë nuk i mjafton “perla” e Son, Meksika merr fitoren e dytë (VIDEO)

Meksika ka fituar edhe ndeshjen e dytë në grupin F, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Viktima e radhës ishte Koreja e Jugut, të cilin e ka mundur 2-1, në një ndeshje që dhuroi shumë emocione.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Rostov Arena” në minutën e 24-t pas një prekje të topit me dorë nga Hyun-Soo Jang. Karlos Vela ekzekutoi në mënyrë perfekte nga pika e bardhë. Layun pak minuta më pas humbi një mundësi shumë të mirë përballë portierit Cho.

Në pjesën e dytë, Meksika gjeti edhe golin e dytë. Në minutën e 66-të pas një kundërsulmi të shpejtë, Chicharito Hernndez ndryshe nga ndeshja e parë me Gjermaninë, ishte i pamëshirshëm përballë portierit, duke e shmangur dhe më pas e ka dërguar në rrjetë me një goditje të lehtë. Në fundin e kohës së rregullt, Son Heung-Min shënoi një gol spektakolare pas një goditje në hyrje të zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij suksesi ekipi i drejtuar nga Osorio ngjitet në kuotën e 6 pikëve. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?