Kosova e nis me barazim në Izrael fushatën kualifikuese të “Euro 2024”

Kosova nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Izraelit, në ndeshjen e parë të Grupit I në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Dardanët e kanë nisur pozitivisht aventurën kualifikuese pasi ishin afër të merrnin fitoren në “Bloomfield Stadium” të Tel-Aviv.

Në minutën e 36-të dhe ishte Eli Dasa, i cili shënoi autogol për 0-1, falë një depërtimi dhe harkimi të Milot Rashicës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij goli te Kosova pati një pakujdesi dhe këtë e shfrytëzuan vendasit duke gjetur golin e barazimit 1-1 me anë të Dor Peretz në fillimin e pjesës së dytë. Pas këtij barazimi, Kosova zë vendin e dytë me një pikë, po aq sa ka Izraeli i treti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?