Kosova publikon listën e futbollistëve të ftuar për miqësoret me Shqipërinë dhe Bregun e Fildishtë

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy miqësoret që do të luajë ndaj Shqipërisë më 29 maj dhe ndaj Bregut të Fildishtë, më 3 qershor.

Befasia e vetme në listë është Jetmir Krasniqi i Luganos. Trajneri zviceran ka ftuar disa lojtarë nga Kosova U-21, pas shkëlqimit të tyre me këtë grupmoshë.

Dren Feka, Ardijan Ismjali, Arbenit Xhemajli e Rron Broja janë ftuar për këtë dy ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kthehet te Kosova, Herolind Shala, i cili mungoi në disa ndeshje shkaku i dëmtimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga Superliga janë ftuar portierët Faton Maloku dhe Bledar Hajdini.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen jashtë Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?