Krahasimi i Haaland me Messin, reagon Guardiola: Ju gazetarët keni dështuar!
Pep Guardiola komentoi krahasimet që po bëhen mes Erling Haaland dhe Leo Messi kohët e fundit. Sipas tij, me argjentinasin nuk mund të krahasohet askush.
“Askush nuk mund të krahasohet me Messin. Krahasime të tilla nuk ndihmojnë. Sa Messi kanë dalë në futboll vitet e fundit? 10-15? Ju (gazetarët) gjithmonë dështoni ta gjeni pasardhësin.
Haaland duhet të bëjë karrierën e tij dhe të punojë fort. Është lojtar i ndryshëm nga Messi. E kuptoj që mediat flasin vetëm për të, por forca e grupit tonë qëndron në faktin që edhe lojtarët e kanë kuptuar dhe e pranojnë me kënaqësi. Në një skuadër tjetër, futbollistëve që kanë fituar nga 4 tituj kampion, nuk do t’i pëlqente që të flitej gjithmonë për të riun”, deklaroi strategu spanjoll.
KOHA JONË SONDAZH

