FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi zyrtarizon afrimin portierit nga Kosova në një mënyrë të veçantë (VIDEO)

Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e portierit kosovar, Faton Maloku. 26-vjeçari ka qenë pjesë e Ferronikelit në kampionatin kosovar dhe vjen si përforcim në prag të Kupave të Europës, ku verilindorët do të marrin pjesë si skuadra e vendit të dytë në klasifikimin e Superiores, sezonin që sapo u mbyll.

Në fakt, skuadra e presidentit Safet Gjici shpreson të marrë pjesë edhe në Champions, duke ditur se Skënderbeu kampion i vendit është dënuar nga UEFA me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë.

Nëse edhe CAS-i i Lozanës lë në fuqi këtë dënim, atëherë Kukësi përfaqëson Shqipërinë në Ligën e Kampioneve, edicionin e ardhshëm. Me këtë afrim, i pari në merkaton e kësaj vere te Kukësi, mbetet të shihet pozicioni i Frashërit dhe Koliqit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?