Kupa e Shqipërisë/ Bylis, Teuta dhe Laçi fitojnë sfidat e tyre dhe kualifikohen

Bylis dhe Teuta kanë marrë kualifikimin për në raundin pasardhës të Kupës së Shqipërisë teksa mposhtën në turin e 1/8-tave, respektivisht Pogradeci dhe Luzin. Ballshiotët fituan me rezultatin e thellë 7-1, shtuar këtu edhe tre golat në ndeshjen e parë, rezultati i përgjithshëm shkoi në 10-1.

Teuta nuk e pati të lehtë përballë Luzit dhe pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, në shtëpui, durrsakët fituan me rezultatin 2-0. Dy golat erdhën në pjesën e dytë falë realizimit të Erando Karabecit dhe Rubin Hebajt.

Laçi kaloi me sukses Devollin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-tave në Kupën e Shqipërisë. Pas suksesit 0-2 në transfertë, kurbinasit nuk falën as në shtëpi madje duke fituar me rezultatin e thellë 5-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?