Kutinjo shpreson që të fitojë tripletën sonte në mbrëmje

Felipe Kutinjo është i vetmi futbollist, që mund të fitojë tripletën këtë sezon, pavarësisht se nuk do të jetë pjesë e finales në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori brazilian ka qenë pjesë e Liverpulit në pjesën e parë të sezonit, para se në janar të transferohej në “Camp Nou”. Ai shënoi 5 gola me fanellën e Liverpulit dhe rregulli i vendosur nga UEFA, nuk e lejonte Kutinjon që të luante me Barcelonën në këtë kompeticion.

Pavarësisht se Barcelona është eliminuar nga “Liga e Kampionëve”, Kutinjo do të përfitojë medaljen nëse Liverpuli arrin të fitojë këtë kompeticion, duke qenë se UEFA e njeh Kutinjon si një futbollist të “The Reds” në këtë kompeticion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?