Laçi fiton ndaj Partizanit, vendos një gol i Ujkës
Partizani ka pësuar humbjen e dytë radhazi, teksa këtë herë u mund nga Laçi në transfertë 0-1. Kurbinasit shënuan që në të 13-të me Ujkën dhe arritën të ruanin rezultatin deri në fund, duke i shkaktuar Partizanit humbjen e katërt sezonale.
Bardhezinjtë ishin dukshëm më Superiore, duke pasur shumë mundësi për të shënuar edhe golin e dytë. Të Kuqtë e patën të vështirë për të rrezikuar, por pa arritur që të barazonin rezultatin.
Partizani zbret në vendin e dytë, duke mbetur në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Laçi tani pozicionohet në vendin e gjashtë me 14 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

