Laçi gjen pasuesin e Mezanit, trajneri i ri vjen nga Kroacia

Laçi ka gjetur se kush do të jetë pasuesi i Gentian Mezanit. Bëhet fjalë për Besnik Prengën, i cili do të drejtojë Laçin fillimisht në turin e parë kualifikues të Europa League dhe më pas në sezonin e ri të Kategorisë Superiore. 47-vjeçari nga Mirdita nuk ka shumë eksperiencë në stol, por karriera e tij si futbollist ka qenë me të vërtetë e pasur.

Besnik Prenga është edhe babai i mbrojtësit Herdi Prenga i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Inter Zapresic në kampionatin kroat. Për një periudhë të shkurtër Besnik Prenga ka drejtuar dy skuadra në kategorinë e dytë të futbollit kroat fillimisht Hrv Dragovoljac dhe më pas Nk Lucko, ndërsa ka qenë edhe trajneri i skuadrës së 19-vjeçarëve të Lokomotivës së Zagrebit.

Laçi është stacioni më i lartë deri tani në karrierën si trajner për Besnik Prengën, ish lojtarin e Partizanit dhe Dinamos së Zagrebit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?