Laçi i shkakton humbje të hidhur Vllaznisë, Egnatia bën “paqe” me Teutën

Vijojnë surprizat në Kategorinë Superiore edhe këtë fundjavë. Laçi ka arritur një fitore 2-0 ndaj Vllaznisë falë dy golave të shënuar nga sulmuesi Guindo.

Ishte kapiteni Gurishta gaboi rëndë në minutën e 32-të, kur provoi të driblojë dy kundërshtarë si mbrojtës i fundit, por Guindo i rrëmbeu topin dhe shkoi i pashqetësuar drejt portës, për ta dërguar në rrjetë.

Në minutën e 43-të, kurbinasit zbritën me një tjetër kundërsulm të shpejtë me dyshen Babatunde-Guindo, ky i fundit e dërgoi topin sërish në rrjetë. Laçi u falet tre pikëve për t’u larguar disi nga zona e ftohtë dhe Vllazninë që mbetet në kuotën e 37 pikëve dhe komplikon objektivin për një vend në zonën europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja tjetër e javës së 26 të Superiores mes Egnatias dhe Teutës, u mbyll në barazim 1-1. Në “Arena Egnatia” ishin vendasit që morën avantazhin të parët, me anë të mesfushorit Kasa në minutën e 26’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë durrsakët ia dolën të rikthejnë baraspeshën vetëm 12 minuta më vonë me sulmuesin shkodran Ildi Gruda, ndërsa Kallaku humbi një penallti në shtesë, duke bërë që rezultati të mbetej i pandryshuar.

Me këtë barazim, Egnatia merr e vetme vendin e tretë, me 38 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendi ne 7, me 34 pikë të grumbulluara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?