Laçi nuk duron më, shkarkon trajnerin Gentian Mezani
Klubi i Laçit njofton se ka shkarkuar nga detyra teknikun Gentian Mezani për shkak të rezultateve të dobëta të arritura në kampionat.
Në 15 ndeshje në drejtimin e skuadrës kurbinase në Superiore, tekniku ka koleksionuar 8 humbje, ndërsa ekipi u eliminua edhe nga Kupa e Shqipërisë në çerekfinale.
“KF Laçi ka vendosur të shkarkojë trajnerin Gentian Mezani për shkak të rezultateve të arritura. Në 15 ndeshje në kampionat skuadra u mund 8 herë dhe mori një barazim, ndërsa u eliminua edhe në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Klubi është i angazhuar që ekipi të rikthehet menjëherë te rezultatet pozitive”, shkruhet në reagimin e klubit kurbinas.
KOHA JONË SONDAZH

