FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane konferencë të papritur, a do të njoftojë largimin?

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane do të mbajë sot një konferencë për shtyp surprizë në orën 13:00. Ajo do të zhvillohet në qendrën sportive të Valdebebas, teksa strategu francez nuk ka dhënë arsyet e kësaj konference të papritur.

Trajneri do të flasë me mediat në kohën kur ka dy probleme të rëndësishme për të zgjidhur: të ardhmen e Kristiano Ronaldos dhe Garet Bejl. Të dy kanë lënë të kuptohet se ata mund të largohen në fund të sezonit. Uellsiani ka kërkuar tashmë një takim me përfaqësuesin e tij dhe klubin, ndërsa portugezi është me ekipin e tij për t’u përgatitur për Kupën e Botës 2018.

Zidane ka arritur të fitojë tre Champions League radhazi që në kohën që mori drejtimin e “Los Blancos”, pas largimit të Rafael Benitez, duke arritur diçka që nuk e ka bërë askush më parë. Në mediat spanjolle kanë dalë hipotezat e para se mund të bëjë të ditur largimin nga Reali. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?